LRF e Prishtinës i del në përkrahje Agim Ademit

Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës i ka dalë në përkrahje Agim Ademit.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës u dënua dje nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 9 muaj burgim efektiv për shkak të një aktaktuze të ngritur ndaj tij në vitin 2014.

LRFP në një komunikatë të dërguar në Gazetën Olle, i ka dalë në përkrahje Ademit në këto ditë të vështira për të.

“Në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të mbajtur sot për ndodhit e fundit në FFK, LRFP konfirmon përkrahjen për kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, deri në përfundim të gjithë procesit”, thuhet në komunikatën e kryetarit të LRFP-së, Ismajl Ajeti, raporton Gazeta Olle.

Agim Ademi vjen pikërisht nga Lidhja Rajonale e Prishtinës. Dënimi i shqiptuar dje nuk ka të bëjë me FFK-në, ndërsa vetë kreu i FFK-së, është deklaruar i pafajshëm dhe se do të apelojë vendimin e shqiptuar ndaj tij, duke e konsideruar të padrejtë.