Louis van Gaal lanson një sulm të papritur ndaj Jose Mourinhos

Louis van Gaal ka pohuar se pasardhësi i tij, Jose Mourinho del ”jashtë kontrollit” shumë shpesh.

Trajneri holandez u shkarkua nga Manchester United në vitin 2016, ani pse atë vit fitoi titullin e FA Cup, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Ndërsa, shumë shpejt, Jose Mourinho u emërua si trajner i ”Djajve të Kuq” për ta rikthyer skuadrën në Champions League.
”Ashtu siç e supozova, mënyra se si Mourinho kaloi te Manchester United, nuk ishte elegante”.

skysports-mustafi-arsenal-football_4076687

”Megjithatë, Mourinho nuk është djal i keq. Ai mund të jetë simpatik, ashtu siç ishte me mua te Barcelona, ku ishte ndihmësi im”.

”Por, nganjëherë, ai ia lejon vetes që të dal nga kontrolli”, theksoi Van Gaal.

Këtu vlen të përmendim se ish-trajneri i Interit, Chelseas, Portos dhe tani i Man United shumë herë është larguar nga fusha e lojës për arsye të protestave dhe sjelljeve të këqija.

”Kam kujtime të mëdha gjatë kohës sime te Man Unitedi”.

napoli_numeri_maglia-638x425

”Presidenti më premtoi gjashtë shishe verë të kuqe të Ribeiros sa herë që do ta mposhtja Liverpoolin. Mirë, unë fitova ndaj tyre katër herë, pra kjo mjaftoi”, përfundoi holandezi. /Gazeta Olle/