Loshaj operohet me sukses

Faton Loshaj, që nga përfundimi i stinorit pranveror ka qen i lënduar. Ai, u diagnostifikua me lëndim të ligamentit fillimishtë.

Ndërsa, më vonë ekzaminimimet mjeksore në Prishtinë e Beograd e vërtetuan lëndimin e rëndë. Ndryshe, Loshaj ka qenë bartës i lojës në mbrojtje dy vitet e fundit, duke qen i pazëvendësueshëm dhe një nga shpresat e klubit për në vitet në vijim.

Ai, iu nënshtrua operimit në Beograd me 3 nëntor. Ndërkaq, mbrëmë (e enjte) është kthyer në shtëpi. Njëkohësishtë pos ligamentit të këputur ka operuar edhe meniskusin, e këmbës së majt.

Mjekët në Spitalin Ushtarak, i kanë thënë se mund të kthehet i gatshëm për lojë pas nëntë muajve.’Mjeku Vulloviq, që kreu intervenimin kirurgjik, më ka thënë që operacioni ishte i suksesëshëm dhe se mund të luaj sërish pas 9-të muajve.

Gjatë kësaj kohe do të kem terapin adekaute, pastaj ushtrimet në kabinet dhe më pas dalja në fushë të gjelbërt. Por, gjihëçka do të jetë dalë nga dalë dhe e programuar.Shpresoj që koha e rikuperimit të jetë e suksesëshme.

Futbolli dhe fusha e gjelbërt do të më mungojnë shumë deri në kthimin tim’, ka thënë Loshaj. Nga ana tjetër bashkëlojtarët dhe Kryesia e KF ‘Liria’, i urojnë shërim 21 vjeçarit dhe presin me padurim kthimin e tij në fushën e blertë.

liria