Lorik Rudi largohet nga Vëllaznimi, kjo është skuadra e tij e re

Në vend se  të përforcohet pas një vjeshtë katastrofale, Vëllaznimi ka nisur të dobësohet para fillimit të edicionit të ri.

Kuqezinjtë kanë konfirmuar për Gazetën Olle largimin e mesfushorit Lorik Rudi.

Ai iu është bashkuar skuadrës tjetër dukagjinase, Onixit.

Arsye kryesore është gjendja e rënduar në klubin gjakovar, fati i të cilit nuk dihet ende.

Në anën tjetër, Onixi qëndron shumë mirë me financa, duke qenë një prej klubeve më stabile në këtë aspekt në Ligën e Parë.

Rudi luan në klubin e vendlindjes prej vitesh. /Gazeta Olle/