Lorik Cana kërkon lirimin e Ramush Haradinajt 09/01/2017 Kombëtarja, Legjionarët Lorik Cana ka mbështetur Ramush Haradinajn, pas arrestimit nga autoritetet franceze. Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ka publikuar një postim në gjuhen franceze, në mbështetje të Haradinajt. “Dua të jap gjithë mbështetjen time për Ramush Haradinajn, i cili po persekutohet përsëri nga Interpoli për shkak të shtetit serb dhe për arsye politike, për të cilat Haradinaj është shpallur i pafajshëm në Tribunalin Internacional. Shpresoj që së shpejti autoritetet franceze do lënë Haradinajn të lirë, t’i kthehet familjes”, shkroi Cana, përcjellë “lajmi.net”. Postimi i gjakovarit në Facebook, është pëlqyer nga shumë fansa të tij.