Lorik Cana kërcënon Francën

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana është më i ndjekuri nga mediat franceze para miqësores Shqipëri – Francë, që luhet të shtunën në Elbasan Arena.

Ish lojtari i PSG-s dhe Olympique Marseilles, tregoi se sa e fortë është bërë Shqipëria.

‘Për dy apo tri vjet ne kemi marrë rezultate të mirë. Ne po bëhemi një Kombëtare e madhe. Kjo po arrihet falë lojërave të mira”, thotë Cana për ‘RMC’, shkruan GazetaOlle.com.

“Kemi shumë talentë dhe lojtarë lojtarë që kanë aftësi të luajnë jashtë vendit. Disa janë fryt i gjeneratës së daljes jashtë si refugjatë. Tani ne kemi gjithnjë e më shumë lojtarë që duan të luajnë për ne, para se ata të zgjedhin vendet tjera. Ne jemi duke bërë gjëra shumë të mira. Do ta themi fjalën në kualifikime për EURO 2016”, shtoi Cana.

Lojtari i Lazios kërcënon me humbje Francën. “Përpara nesh kemi një ekip të madh, por ne do të mundohemi të fitojmë. Fakti që ata humbën nga Belgjika do ta bëjë më të vështirë ndeshjen për ne”, përfundoi Cana. (Gazeta Olle)