Lorik Cana flet për emërimin e Edi Rejas në ekipin kombëtar të Shqipërisë

Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Lorik Cana, e ka lavdëruar trajnerin e ri të kuqezinjve, Edoardo Rejan, me të cilin kishte punuar gjatë kohës sa ishte pjesë e Lazios.

 “Edoardo Reja është një trajner me eksperiencë shumë të madhe. Me shumë mundësi, një nga trajnerët, që besoj se ka moshën më të madhe jo vetëm në Itali, por në mbarë futbollin”, ka deklaruar Cana për “Tring Sport”.

“Mirëpo, kjo pjesa që nuk ka absolutisht asnjë lloj përvoje, përveç kampionatit italian, ngre pak pikëpyetje. Reja është një person që e njeh mirë futbollin dhe shpresojmë që të arrijë të marrë më të mirën nga ky ekip”.