Lorik Cana e merr urimin e vitit

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka pasur një urim të veçantë për Lorik Canën gjatë emisionit “Exclusive” në televizionin “Top Channel”.
Numri një i merkatos së bardhekaltërve shpreson që ai të ketë fatin e tij në rolin e drejtuesit, pse jo, një ditë ta ketë konkurrent të fortë.

ffk reklama

“Mban mend që kemi bërë një bisedë së bashku. Një nga dëshirat ishte që të bëje profesionin tim. Ke qenë një bashkëlojtar që të kam konsideruar gjithmonë si mikun dhe vëllain tim të vogël. Do doja të të uroja suksese. Dua të të shoh shumë larg jo vetëm në futbollin shqiptar, por edhe në vend të huaj”, – ka thënë Tare në ndërhyrjen e tij.

Tare

Cana-Lorik