Lorik Cana e ka ndjekur nga stadiumi këtë ndeshje, kjo është deklrata e tij

Partizani i Tiranës e ka mundur 1:0 Skënderbeun e Korçës në derbin e madh të futbollit shqiptar raporton Gazetaolle.com.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e cila i takoi xhiros së 27-të të Kategorisë Superiore Shqiptare shënoi Idi Batha.

Partizani pas kësaj sfide e ndanë pozitën e parë me Kukësin me nga 55 pikë kurse Skënderbeu mbetet e treta me 50 pikë dhe në këtë mënyrë mbetet prapa në luftën për titull kampion.

Legjenda e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana e ndoqi nga afër këtë ndeshje. “U kombinuan shumë gjëra, prezenca ime këtu që do të qëndroj në Shqipëri për disa javë. Gjeta edhe kohën për të ndjekur për herë të parë një ndeshje të kampionatit shqiptar. Sa herë që kemi qenë të grumbulluar me Kombëtaren, jam detyruar gjithmonë të largohem shpejt dhe e shfrytëzova këtë mundësi”, tha Cana për Supersport.  /Gazetaolle.com