Loriana Kuka mbetet pa medalje në Gran Prixin e Budapestit

Loriana Kuka edhe në ripasazh nuk mundi të këndellet pas humbjes në çerekfinale në Gran Prixin e Budapestit, raporton Insporti.com.

Në rastin për medalje të bronztë Kuka humbi në ripasazh nga portugezja Patricia Sampaio në kategorinë -78 kilogramë.

Kuka rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë fitoi luftën kundër xhudistes hungareze Fanni Totth edhe pse e kishte gjithë publikun kundër.

Nndërsa në çerekfinale luftoi me xhudisten kubanezen Kaliema Antomarchi.

Megjithatë, Kuka ka shansin që në ripasazh të kthehet me medalje të bronztë.

Të kujtojmë se në ditën e sotme Loriana është garuesja e vetme nga Kosova pasi në ditën e premte dhe të shtunën garat në këtë eveniment i kishin mbyllur, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Akil Gjakova.

Vetëm Majlinda mbeti pa medalje në dy ditët e para, derisa Nora e Distria morën medaljen e argjendtë, Akil Gjakova ishte i artë në ditën e shtunë.