Loriana Kuka fiton medaljen e argjendtë

Loriana Kuka ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prix turneun e xhudos në Tel Aviv, duke e nisur kështu në mënyrë shumë të mirë vitin 2019.

Kuka deri në finale tregoi formë të shkëlqyeshme, kurse kundërshtarja e saj e fundit ishte xhudistja sllovene Klara Apotekar.

Apotekar, në duelin e saj të tretë më Kukën, ku shënoi fitoren e dytë, me mjeshtëri shfrytëzoi përparësitë fizike, meqë me 186 cm shtat lartësi është 10 cm më e madhe se Kuka.

Kuka është xhudistja e dytë nga Kosova që fiton medalje në Tel Aviv.

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë në -52kg në kryeqytetin izraelit.