Loret Sadiku paditë Federatën, dëshiron të luajë për këtë Kombëtare

Loret Sadiku pretendon se FSHF-ja i ka falsifikuar një nënshkrim, i cili ia bën më të vështirë kalimin te Kosova. Sadiku dëshiron me çdo kusht të luaj për Kosovën dhe ta lërë Shqipërinë, të cilës i është bashkuar para anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Por, meqenëse Federata Shqiptare e Futbollit i ka paraqitur problem në procesin e kalimit në radhët e dardanëve, mesfushori difensiv ka angazhuar avokat në mënyrë që përmes FIFA-s t’ia mundësoj vetes transferimin te Kosova.

Futbollisti i ekipit turk, Kasimpasha, pretendon se FSHF-ja ia ka falsifikuar një nënshkrim, i cili ia pamundëson kalimin te Kosova.

Sadiku fillimisht kishte luajtur për të rinjtë e Suedisë, pastaj kishte luajtur edhe për Kosovën në miqësoret e para-anëtarësimit në UEFA e FIFA dhe në ndërkohë e kishte pranuar ftesën e Shqipërisë.

Por, pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA 27-vjeçari kishte dashur t’i kthehet Kosovës, sikurse disa lojtarë tjerë, por procesi iu kishte ndërlikuar.