Lojtari rus: Mos u gëzoni, shqiptarët nuk janë të dobët

 Skënderbeu do të luajë në grupin H me Lokomotivën e Moskës, Beshiktashin dhe Sportin e Lisbonës, pas shortit të hedhur sot në kuadër të grupeve të Ligës së Evropës.

Mesfushori rus i Lokomotivës, Aleksei Miranchuk, ka deklaruar se Skënderbeu nuk duhet nënvlerësuar, pasi janë ekip serioz.

“E doja Dortmundin në grup, por jam i lumtur me shortin. Ne kemi për kundërshtar shqiptarët – disa i shohin ata si kundërshtar i dobët, por unë mendoj se secila skuadër është serioze”, deklaroi Miranchuk për uefa.com, përcjell GazetaOlle.com.