Lojtari që është nën kontratë me Prishtinë dhe nuk ka zhvilluar asnjë minutë, po stërvit te Llapi

Llapi po vazhdon të punojë intensivisht në ndërtimin e organikës për edicionin e ri.

Reparti defansiv pritet të kompletohet me qendërmbrojtësin Dardan Sekiraqa, ndërkohë që ardhja e tij ende nuk është bërë publike.

Lajmin e ka transmetuar futbollikosovar.com që gjatë mbrëmjes së mërkurë (4 korrik) ka raportuar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet drejtuesve llapjan dhe vetë futbollistit.

Por pengesë për zyrtarizimin e tij mbetet kontrata aktuale me FC Prishtinën.

Përderisa kryeqytetasit ndodhen në prag të ndeshjes në Ligën e Europës me ekipin nga Gjibraltari Europa FC, Sekiraqa po vazhdon të stërvitet nën urdhëratë e trajnerit Bylbyl Sokoli te Llapi.

Vlenë të ceket që lojtari edhe pse është nën kontratë me klubin, nuk e ka zhvilluar asnjëherë, asnjë minutë me ekipin e parë.