Lojtari më i përfolur i dimrit, Festim Alidema, do ta zgjedh këtë skuadër

Lojtari më i përfolur i afatit kalimtar të janarit, Festim Alidema, do ta zgjedh kampionin vjeshtor, Llapi.

“GazetaOlle.com” mëson se oferta e sotme e Llapit e ka tërhequr më shumë se të gjitha ofertat tjera.

Nga burime pranë klubit llapjan, Olle mëson se atij i është ofruar kontratë gjashtë mujore, për dallim nga ofertat afatgjate të klubeve tjera.

Sulmuesi 20-vjeçar po kërkohet edhe nga Prishtina, Gjilani, Drita, derisa interesim ka edhe nga Shkëndija e Tetovës.

Alidema do t’i thotë ‘PO’ Llapit pikërisht shkaku i kontratës së shkurtër.

Festim-Alidema

alidema