Lojtari i Shqipërisë e thërret Kosovën (FOTO)

Mbrojtësi Shpend Matoshi, i cili aktivizohet me skuadrën zvicerane Chiasso deri vonë ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21.

Matoshi ëndërron që të luaj me Kombëtaren e madhe të drejtuar nga Gianni De Biasi. “Aktualisht luaj në një skuadër të vogël dhe nuk mund të luaj për Kombëtaren A. Pres që verës të lëviz në mënyrë që të ftohem nga Kombëtarja”, ka thënë Shpend Matoshi.

Lojtari nga Kosova ka edhe një tjetër dëshirë. “Do të kisha ardhur me shumë qejf që të luaj edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, nëse është e mundur”, shtoi ai duke folur edhe për paraqitjet në këtë edicion me Chiasson që bënë garon në Ligën e Dytë zvicerane. “Jam i kënaqur me paraqitjet por pres edhe më shumë nga vetja”, përfundoi Matoshi.

Ky futbollist gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Grasshoppersin dhe Luzernin. Matoshi është 23-vjeçar.

Matoshi