Lojtari humb fanellën, skuadra detyrohet të luajë me fanella tjera (FOTO)

 Në Kosovë ndodh edhe kjo. Në mungesë të fanellave, lojtarët detyrohet që gjatë tërë sezonit të luajnë me vetëm një palë fanella dhe ato t’i ruajnë si “sytë e ballit”.

Qëndrim Krasniqi, mesfushor i Drenicës, në takimin e së mërkurës ndaj Prishtinës, në kuadër të javës 8 të Vala Superligës, nuk e kishte fanellën e kuqe, me të cilat luan si vendase Drenica. Qëndrimit i kishte humbur fanella me numrin 6, mëson Gazeta Olle.

krasniqi

Për shkak të kësaj, dhe në mungesë të një tjetër fanelleje të kuqe, Drenica u detyrua të luajë si vendase me fanellat dytësore, të bardha.

Nëse Krasniqi nuk e gjen fanellën, Drenica rrezikon të mos luajë në ndeshjet tjera me fanella të kuqe, ose ose të mos e aktivizojë fare Krasniqin! /Olle

drenica