Lojtarët e rinj të Drenicës marrin urime të shumta nga Liberia (FOTO)

Huazimi i dy lojtarëve të huaj të Drenicës nga Feronikeli ka bërë bujë në mediat e Liberisë.

Drenica mori në huazim Nicolas Andreës dhe Prince Balde, të cilët kanë marrë urime të shumta nga vendlindja e tyre.

“Urime ish-lojtarëve të Monrovia Club Breëeries, talentëve Nicolas Andreë dhe Prince Balde, të cilët kanë kaluar tek KF Drenica në huazim nga Feronikeli, deri në fund të sezonës”, shkruan faqja e Ligës së Liberisë në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Të dy lojtarët kanë filluar përgatitjet me Drenicës, derisa në huazim erdhën edhe Diar Prokshi dhe Argjend Bardhi.