Lojtarët e promovuar nga Wolfgan Jerat bashkohen te Skënderbeu

Ëolfgan Jerat ishte trajner te Prishtina për disa muaj, ndërsa kishte arritur të bënte revolucion te kjo skuadër.

Prishtina kishte larguar shumë lojtarë, ndërsa kishte vendosur tu besonte talenteve shqiptarë që ishin në skuadër.

Argjend Malaj, Liridon Latifi, Enis Gavazaj, Berat Ahmeti, Akil Makolli, Labinot Shaban e Lorik Aliu ishin disa nga emrat që trajneri gjerman i kishte graduar me skuadrën e parë dhe u kishte dhënë minuta.

Gjermani shkoi disa gjiro pa u mbyllur kampionati duke ia lënë vendin e tij Jusuf Tortoshit, që e fitoi titullin.

Në kohën sa Jerat ishte te Prishtina, kishte pruar një frymë ndryshe duke iu dhënë hapësira talenteve, transmeton Gazetaolle.com.

Presidenti Remzi Ejupi, ende kujton trajnerin gjerman që sipas tij ishte mahnitur me talentin e djelmoshave, duke i thënë se nëse këta lojtar menaxhohen mirë, atëherë klubi mund të fitojë miliona euro.

Pas ikjes së tij shumica e këtyre futbollistëve nuk e panë më fushën e gjelbër me sy, duke u detyruar edhe të largohen nga klubi bardhëekaltër.

Tashmë tre nga ta janë pjesë e klubit kampion të Shqipërisë, Skënderbeut. /olle/