Lojërat e fatit ende prezente në stadiumet e Superligës!

Feronikeli është befasuar nga Ferizaj, duke luajtur baras 1-1 në duelin e xhiros së 18-të në Ipko Superligë.

Kenan Orana shënoi i pari për vendasit e Ferizajt, kurse rezultatin Feronikeli e barazoi në pjesë të dytë, shkruan Gazeta Olle.

Por në këtë takim, në fushën me bari sintetik kishte dicka të papritur.

Në hapësirat e rezervuara për sponsorët e Ferizajt, është parë një i tillë që ka të bëjë me lojëra të fatit.

Sic dihen, lojërat e fatit në Kosovë ka disa muaj që janë ndaluar edhe zyrtarisht.

Ferizaj, pas ndeshjes morri edhe një tjetër lajm jo të mirë pasi trajneri i kësaj skuadre, Bekim Isufi deklarojë se do të largohet nga skuadra.

“Jam i kënaqur pasi luajtëm 20 minuta me një lojtarë më pak, por merituam më shumë, duke ditur edhe rastet që kishim për të dyfishuar epërsinë.

Nuk e di si Ferizaj ka ardhur në këtë situatë, kanë ardhur dy lojtarë kurse janë larguar shtatë të tjerë.

Për hir të korrektësisë kam dashur të qëndrojë edhe në këtë lojë, unë i kam bërë të ditur klubit se në rast se nuk ka sinjale pozitive në klub unë atëherë nuk do të vazhdojë të jem pjesë e ekipit.

Unë nuk mund t’i shoh lojtarët në këtë gjendje, unë po them kam dashtë që ta drejtojë edhe këtë ndeshje për hir të korrektësisë ndaj lojtarëve, ndryshe unë nuk mund të vazhdojë kështu”, tha Isufi për SSK.