Llumnica nënshkruan me Kosovën

Xhevdet Llumnica është bërë me skuadër të re. Sulmuesi kosovar ka nënshkruar kontratë me IF Kosovën, e cila bën gara në divizionin e katërtë të futbollit suedez.

Ish sulmuesi i Dritës, Prishtinës, Kalmarit e Assyriskas, së fundi ishte pjesë e ekipit suedez Prespa Birlik, e cila bën gara në divizionin e dytë të futbollit suedez.

“Ne jemi shumë të lumtur që Llumnica ishte i gatshëm t’i bashkohet klubit tonë. Ne kishte nevojë për një lojtar me përvojë”, ka deklaruar Bekim Ismajli, trajneri i Kosovës, shkruan gazetaexpress.