Llullaku: Këto skuadra më kërkojnë

Lojtari i Kombëtares Shqiptare, Azdren Llullaku i cili luan me Gaz Metanin në Rumani, mund të ndryshoj mjedisë në ditët e ardhshme.

Llullaku ka kohë që nuk grumbullohet me Shqipërinë ndërsa në një pronocim për Gazetaolle.com, bënë të ditur skuadrat që e kërkojnë. “ Kam shumë oferta. Problemi qëndron te klubi aktual i i imi pasi nuk dëshrion të më lirojë pa para. Ata dëshirojnë të fitojnë nga shitja ime”, pohoi Llullaku.

“Skuadra që më kërkojnë në Rumani janë Dinamo Bucurest, Craiova, Iasi edhe targu Mures. Është edhe një skuadër nga Turqia”, deklaroi Llullaku.

Gazeta ka mësuar se për Llullakun intersim kanë shprehur edhe disa skuadra nga kampionati i Shqipërisë, por vet Llullaku nuk ka zbuluar asgjë.