Llogaritë e titullit, ja sa pikë i duhen Partizanit për të festuar

Në përfundim të javës së 28- të, Partizani ka 9 pikë më shumë se Kukësi.

Duke i marrë të mirëqena fitoret me Kamzën, për të dyja ekipet mbeten në lojë edhe 21 pikë për t’u fituar.

Edhe sikur Kukësi t’i fitojë të gjithë takimet mbetura, Partizanit i duhen edhe 12 pikë, nga 21 të mbetura për të fituar kampion.

Por me 12 pikë, ose 4 fitore në 7 javë, i duhet që në ndeshjen direkte me Kukësin të mos mundet 2-0, pasi me pikë të barabarta i bie që kampionë të dalin verilindorët.