LIVE: Shorti i Kupës së Kosovës, goglat sjellin super-përballjen mes Ballkanit dhe Trepçës ’89

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur hedhja e shortit për Kupën e Kosovës.

Ky short është i rrethit të tretë të këtij kompeticioni, përcjellë Gazeta Olle.

Skuadrat pjesëmarrëse në këtë short ishin: 2 Korriku, Dukagjini, Ferizaj, Vitia, Liria, Gjilani, Feronikeli, Dardana, Ballkani, Trepça 89, Vushtrria, Prishtina, Drenica, Trepça, A&N dhe Arbëria.

Ndeshjet e rrethit të dytë të Kupës së Kosovës zhvillohen gjatë vikendit të ardhshëm.

Edhe ky rreth në Kupën e Kosovës, zhvillohet me një ndeshje.

SHORTI:

Feronikeli – A&N

Drenica – Dardana

Vitia – Dukagjini

Trepça – Vushtrria

Gjilani – 2 Korriku

Arberia – Prishtina

Ballkani – Trepça ’89

Liria – Ferizaj. /Gazeta Olle/