Llapi: Gramos Shala, gjyqtar skandaloz (VIDEO)

Llapi ka shpërthyer kundër gjyqtarit Gramos Shala, i cili drejtoi sot takimin ndaj Prishtinës.

Llapjanët e kanë quajtur Shalën si gjyqtar skandaloz, përcjellë Gazeta Olle.

Për më tepër ata kanë publikuar edhe një video, të cilën mund ta shikoni më poshtë.

“Po ju sjellim videot në të cilat janë të pasqyruara të gjitha dëmtimet nga akteri kryesor i ndeshjes së sotme Gramos Shala i cili me referimet e tij skandaloze ka ndikuar direkt në rezultatin e ndeshjes së sotme ndaj Prishtinës, si dhe në dy ndeshjet e mëparshme kampionale ndaj Trepçës ’89 dhe poashtu prapë ndaj Prishtinës.

Gramos Shalës nuk intereson asgjë, përveç interesit personal atij si intereson as për donatorët, as për shikuesit e as për Federatën e Futbollit të Kosovës që mund ti qes hije të keqe me këtë lloj referimi skandaloz ndaj nesh.

Rasti i parë:
FAULLI I PAQENË: Çerekfinalja e Kupës ndaj Prishtinës: Sot Gramos Shala e nisi referimin skandaloz duke akorduar faull të paqenë ndaj Bozovic e ku pastaj nga ai faul edhe u barazua rezultati. Në këto pamje shihet që lojtari ynë Edon Zeqiri nuk e prek lojtarin e Prishtinës e më pas Gramos Shala pasi e sheh se largohet topi nga ana jonë akordon menjëherë faullin.

Rasti i dytë:
PENALLTIA E PAAKORDUAR: Çerekfinalja e Kupës ndaj Prishtinës: Rasti i dytë i ndeshjes së sotme ku Llapi dëmtohet është penalltia e paakorduar nga Gramos Shala ku shihet se lojtari i Prishtinës Lorik Maxhuni në zonën e penalltisë i hynë direkt në këmbë futbollistit tonë Leart Emini. Prapë Gramos Shala nuk dëgjon, nuk jep shenjë për penallti.

Rasti i tretë:
FAULLI I LEHTË I AKORDUAR: Java e 19-të e Vala Superligës ndaj Prishtinës. Edhe këtu Gramos Shala dëmton Llapin. Këtu akordon një faull të cilin në këto pamje shihet si i lehtë dhe ka mundur të lejoj përparësi. Ai menjëherë sinjalizon faull e ku më pas ne pësojmë gol

Rasti i katërt:
PENALLTIA E PAAKORDUAR: Java e 18-të e Vala Superligës ndaj Trepçës ’89. Këtu e nisi! Gramos Shala në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor ndaj Trepçës ’89 e nisi dëmtimin ndaj Llapit. Ai nuk akordoi penallti të pastër si loti ku futbollisti i Trepçës ’89, Lapidar Lladrovci i shkon direkt në këmbë Mirlind Dakut, Daku rrëzohet, e Gramosi e injoron atë duke i thënë ngrihu.

Këto ja pasqyruam Gramosit për tmerrin që e ka bërë ndaj nesh! Është për të ardhur keq se si ky gjyqtar i referon Llapit në ndeshjet vendimtare, e më pas e realizon planin e tij duke mos e lejuar Llapin të fitoj apo të kaloj tutje!!!
Njëherit kërkojmë të merren masa dhe të reagohet urgjent për të marrur dënimin e merituar ky dhe të tjerët që bëjnë kësi veprimesh të cilat janë tendecioze të para porositura ku i dhanë kahjen rezultatit ashtu siç e kanë përgaditur regjinë individët dhe grupet e caktuara.
Me këso referime skandaloze nuk muntd tu sigurojmë siguri fizike referëve të tillë pasi që publika revoltohet tej mase dhe del prej kontrolle ku dihet se shikueshmëria e skuadrës tonë është shumë e madhe”.