Liga e Parë do t’i ketë dy stadiumet më të mira në Kosovë (FOTO)

Liga e Parë do ta ketë në sezonin e ri stadiumin më të mirë në Kosovë dhe stadiumin më simpatik në Kosovë.

Bëhet fjalë për stadiumet e Trepçës dhe Onix Banjës, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Garimi i këtyre dy skuadrave në kategorinë e dytë të futbollit kosovar, i ka gëzuar ekipet e kësaj kategorie.

Kjo pasi që këto skuadra do të kenë mundësi të luajnë në “Adem Jashari” dhe në stadiumin simpatik të Onix Banjes.

Për impiantin mitrovicas nuk ka shumë koment.

Rinovimi i fundit i ka dhënë pamje të jashtëzakonshme, sidomos vendosja e reflektorëve.

Madje, punimet e fundit u miratuan edhe nga zyrtarë të UEFA-s, që dhanë pëlqimin e tyre.

adem jashari adem jashari

 

Fjalë pozitive meriton edhe klubi i Onix Banjes, që ka bërë një stadium të veçantë, i rrethuar i tëri me gjelbrim.

Fotot e publikuara nga Gazeta Olle muajin e kaluar për ndërtimin e këtij stadiumi, kishin ngjallur reagime të mëdha e shumë pozitive.

Onix Banje do t’ia bëjë “sefte” këtij stadiumi këtë edicion, kur ka siguruar plasmanin në Superligë për herë të parë.

Sigurisht që edhe klubet elitare lakmojnë të luajnë në të.

Fati për të luajtur në këto dy stadiume, këtë edicion është për ekipet e Ligës së Parë.

18623011_10212556025632653_1282871404_n

Vlen të theksohet që Ligës së Parë do t’i shtohet së shpejti edhe një stadium tjetër shumë i mirë.

Bëhet fjalë për atë të klubit që ra nga Superliga në kategorinë e dytë, Ferizajt.

Në “Ismet Shabani” është punuar vazhdimisht këtë vit, në mënyrë që ferizajasit të kenë një stadium me standarde evropiane.

ferizaji