Legjendat kërkojnë që Llapi të luajë me ekipin junior ndaj Feronikelit

Java e parafundit e elitës së futbollit tonë nis sot me katër sfida shumë të rëndësishme për titull e mbijetesë.

Lideri i klasifikimit, Feronikeli, luajti në udhëtim te Llapi që tashmë ka humbur gjasat për titullin kampion, përcjellë Gazeta Olle.

“Prishtina nuk bëhet kampion”, deklaratat e Tahir Batatinës dhe kërkesat e tifozëve të Llapit që skuadra të mos japë maksimumin ndaj Feronikelit, kanë ngjallur disa dyshime para kësaj sfide.

Mirëpo, terreni i “Zahir Pajazitit” do t’i largojë të gjitha dyshimet sot prej orës 16:00.

Tifozët e Llapit, Legjendat, kanë kërkuar që ekipi të dalë në fushë me ekipin junior.

Më poshtë fotoja e publikuar mbrëmë në Facebook. /Gazeta Olle/