Ledri Vula: Doja të bëhem futbollist, por nuk munda të regjistrohem te kjo skuadër e futbollit vendor

Rep-artisti i njohur vendor, Ledri Vula, në të kaluarën ka qenë edhe basketbollist.

Mirëpo, këngëtari me prejardhje nga Gjakova fillimisht kishte dashur të merret me futboll, përcjellë Gazeta Olle.

Ai ka treguar në “Asist” se nuk kishte mundur të regjistrohej në skuadrën e 2 Korrikut.

“Sinqerisht fillimisht e kam dashur futbollin, por më kujtohet që s’kisha mundur të regjistrohem te 2 Korriku sepse ishte mbushur numri”, deklaroi Vula.

“Më pas fillova me basketboll dhe më hyri shumë në zemër”, vazhdoi ai.

Ndryshe, Vula momentalisht është edhe nënkryetar i KB Prishtinës. /Gazeta Olle/