Llapit iu dorëzua trofeu i titullit të kampionit (FOTO)

Llapi u shpall kampion i Ligës së Parë të Kosovës, derisa për këtë sot ishte festë në Podujevë. Skuadra llapjane pranoi trofeun nga kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.

Llapi bashkë me Lirinë do të garojnë në Superligë edicionin e ardhshëm.

Drejtuesit e skuadrës llapjane dhe trajneri Tahir Batatina u shprehën optimistë edhe për garimin në Superligë, duke thënë se nuk po hyjnë vetëm si turistë, pasi synimi i tyre është tri vendet e para.

Vokrri pas ndeshjes së fituar 5:1 ndaj Kosovës së Prishtinës, ndër të tjera tha se Llapi me tifozët e shumtë që ka do të rifreskojë Superligëne  Kosovës.

 

Fotot: Mërgim Muçolli

festa5 festa4 festa3 festa2