Llapi zgjohet nga gjumi, më në fund reagon për Bylbyl Sokolin

Tri orë pas sulmit ndaj Bylbyl Sokolit, klubi i Llapit ka lëshuar një reagim duke dënuar rreptësisht aktin qyqar.

Përmes një postimi në Facebook, Llapi ka kërkuar që sa më shpejtë të zbardhet rasti nga organet e drejtësisë, përcjellë Gazeta Olle.

“Pas ndeshjes së sotme të javës së IX-të ndaj FC Prishtinës, si çdo ndeshje paraprake edhe pas kësaj u mblodhën shtabi teknik e futbollistët ku më pas u nisëm drejt Podujevës, kurse gjatë rrugës në portale filluam të lexojmë lajme se gjatë hyrjes në banesë, kryetrajneri i skuadrës Bylbyl Sokoli është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.

Ky akt qyqar që përveç se ka dëmtuar Profën si individ ka dëmtuar gjërë futbollin e Kosovës.

Shpresojmë që organet gjyqësore sa më shpejtë ta zbardhin rastin në fjalë, kurse ne si klub i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë trajnerit”, njofton Llapi. /Gazeta Olle/

cats