Llapi zbarkon në Durrës (FOTO)

Skuadra e Llapit të hënën e ka lënë Kosovës. Klubi nga Podujeva ka zbarkuar në Durrës për ta kryer fazën e fundit përgatitore para rinisjes së edicionit në elitën e futbollit kosovar.

Llapjanët janë vendosur në Hotel ‘Bonita’ derisa atje do të qëndrojnë për 10 ditë ku pritet ti zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore, transmeton Gazetaolle.com.

Llapi që drejtohet nga trajneri Tahir Batatina, është një nga kandidatët kryesor për ta fituar titullin e kampionit në këtë edicion. /Olle

Llapi