Llapi vjen me një njoftim të rëndësishëm për tifozët e tyre para duelit me Prishtinën

Llapi nesër pret në derbin rajonal Prishtinën.

“Legjendat” do të kërkojnë këndellje, njësoi si Prishtina pas rezultateve të fundjavës që shkoi, shkruan Gazeta Olle.

E për takimin e nesër që dy skuadrat do ta luajnë në “Zahir Pajaziti”, ekipi vendas ka njoftuar tifozët e tyre që t’i shmangin tollovit para hyrjes së stadiumit.

Njoftimi nga KF Llapi:

NJOFTIM ME RËNDËSI PËR PUBLIKUN PARA NDESHJES LLAPI – PRISHTINA

Me qëllim të shmangjes së turmës së madhe dhe hyrjes më të shpejtë në stadium për ndeshjen e nesërme Llapi – Prishtina, edhe zyrtarisht do hapet hyrja nga ana perëndimore e stadiumit(nga stacioni i autobusëve), hyrje që kërkojmë të jetë hyrja kryesore e stadiumit “Zahir Pajaziti”, e cila ishte e bllokuar tashmë e 35 vite.

Inkuarojmë publikun llapjan që të vinë me kohë dhe në numër të madh në stadium, pasi prezenca e tyre është motiv shtesë për djelmoshat e KF Llapit drejt fitores, njëherit të ndalojnë hedhjen e gjësendeve dhe sjelljeve tjera jo sportive që mund të penalizojnë klubin me dënime të parashtruara.