Llapi, spektakël për fitore të shtunën

Pas humbjes ndaj Besës në Pejë, Llapi pret Gjilanin të shtunën, ku duhet të shënojë patjetër fitore për të ndjekur titullin kampion.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, llapjanët kanë premtuar spektakël të shtunën.

“Legjendat më të bashkuar se kurrë, premtojnë spektakël ndaj Gjilanit. Sot në stadiumin e qytetit, Zahir Pajaziti në Podujevë kryesia e klubit në bashkëpunim me kryesinë dhe tifozët Legjendat kanë mbajtur një mbledhje të përbashkët, ku diskutuan rreth bashkimit sa më të fuqishëm në përkrahje të klubit të zemrës, FC Llapit.

Legjendat premtuan se të shtunën ndaj Gjilanit dhe në ndeshjet tjera të stinorit do jenë në numër të madh dhe do dhurojnë spektakël në tribuna, e në fund në rast fitoreje të festojmë të gjithë së bashku”.

IMG_5474