Llapi sot prezanton trajnerin e ri që është Bylbyl Sokoli

Llapi ka njoftuar se sot prej orës 18:30 në stadiumin e qytetit do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri dhe stafit të tij.

Kësisoj, Bylbyl Sokoli sot edhe zyrtarisht do ta marrë drejtimin e ekipit.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme do të bëhet edhe zyrtarizimi i disa prej aksionarëve të rinj të klubit, si dhe i disa përforcimeve.

llapi gramos shala

Gjithsesi, lajm i mirë për tifozët llapjanë.

Ky është njoftimi i klubit

I ftojmë të gjitha mediat që sot në ora 18:30 ne stadionin Zahir Pajaziti bëhet zyrtarizimi i bordit-akcionarët e ri që i shtohen Llapit, prezantimj i trenerit me stafin e vet dhe perforcimet e reja.

bylbyl sokoli