Llapi relaksohet, të gatshëm për sfidën e fundit në Turqi

Skuadra e Llapit filloi ditën me seancë në fitnes, ku nga afër kryetrajneri dhe stafi i tij e panë formën fizike të futbollistëve.

Futbollistët dhe stafi janë tejet të kënaqur me kushtet për punë përderisa nesër Llapi zhvillon miqësoren e fundit gjatë kampanjës në Antalya ndaj skuadrës bullgare, FC Septemvri.

Llapi ka udhëtuar për herë të parë në përgatitje në një vend si Turqia, ndërsa janë lider në Superligë dhe kanë pretendime të mëdha.

Fotografia e K.F. Llapi

Llapjanët janë në luftë për dy trofetë, kampionatin dhe Kupën.

Dy ndeshjet e para të Llapit në pranverë janë më të vështirët, pasi për Kupë udhëton në ‘Riza Lushta’ për tu përballur me Trepçën ’89, ndërsa në kampionat është mysafir i Prishtinës. /Gazeta Olle/

Fotografia e K.F. Llapi