Llapi prezanton përforcimin e radhës

Llapi ka transferuar qendërmbrojtësin Ardian Hoti i cili së fundmi ishte pjesë e KEK-ut.

Hoti ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me skuadrën e Llapit, teksa sot ka bërë edhe prezantimin në praninë e drejtuesve të klubit, njofton klubi llapjan.

Ardian Hoti, 22 vjeç, i lindur më 14.09.1996 në Prishtinës. Hoti karrierën e ka filluar te Prishtina dhe tek Besëlidhja në grupmoshat e reja. Pastaj ishte pjesë e 2 Korrikut dhe së fundmi KEK-ut me të cilën skuadër u shpall kampion i Ligës së Parë.