Llapi prezanton edhe aksionarët e shumtë

Llapi ka prezantuar trajnerin e ri, Bylbyl Sokoli.

Bashkë me të llapjanët prezantuan edhe aksionarët e rinj.

Njëri nga ta është edhe babai i vëllezërve Ajeti, Afrim Ajeti, raporton Gazeta Olle.

“Bordi dhe aksionarët e ri janë: Nexhat Dumnica – kryetar, Fadil Dervisholli – nënkryetar dhe aksionar, Muhamet Rexhepi – sekretar, Afrim Ajeti – drejtor gjeneral për transfere internacionale dhe aksionar, Baki Osmani -anëtar i bordit dhe aksionar, Shkumbin Veliu – aksionar dhe Drejtor i Departamentit Ligjor”, u bë e ditur në konferencën për shtyp.