Llapi në procedurë disiplinore, shkatërroi banjot e Gjilanit

Nuk mbahet mend të ketë kaluar në procedurë disiplinore një klub për shkak të dëmeve fizike që i shkaktojnë në teshatore ku luajnë si mysafirë, por gjithmonë ekziston hera e parë.

Kjo edhe i ka ndodhur drejtuesve të klubit të futbollit Llapi, të cilët janë në disiplinore të Federatës së futbollit të Kosovës për shkak të dëmeve fizike që kanë shkaktuar futbollistët e tyre në takimin e fundit në Gjilan.

“Ndaj KF “Llapi” (motivi-pas përfundimit të ndeshjes KF “Gjilani” – KF “Llapi” e zhvilluar ne Gjilan me 25.09.2015 janë dëmtuar bateritë e tushave ) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes”, thuhet në inicimin e procedurës disiplinore nga ana e FFK-së, të nënshkruar nga Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, Ismet Ahmeti.