Llapi në pozitën e 7-të: Presidenti i klubit ka këtë mesazh për lojtarët dhe stafin e trajnerëve

Llapi e ka mbyllur me humbje edicionin vjeshtor në Superligë.

Dje, llapjanët janë mposhtur 4:1 nga Flamurtari në “Zahir Pajaziti”, shkruan Gazeta Olle.

Pas kësaj ndeshje, kryetari i klubit Beqir Batatina ka falënderuar futbollistët dhe stafin e trajnerëve për punën e bërë gjatë këtij edicioni.

Postimi i Beqir Batatinës, i publikuar në faqen zyrtare të Llapit:

Presidenti i klubit, Beqir Batatina me rastin e përfundimit të edicionit vjeshtor ka falenderuar futbollistët dhe stafin e trajnerëve për punën e bërë gjatë kësaj periudhe.

Njëherit, Presidenti, ka theksuar se ka pritur më shumë nga futbollistët dhe pozicionim më lartë në tabelë pasi rezultatet ishin jo aq të mira në këtë edicion, por shpreson që në edicionin pranveror, KF Llapi ashtu edhe siq e do tradita, do jetë më i fuqishëm dhe do i rikthehet rezultateve pozitive.

Fotografia e K.F. Llapi

Ndryshe, Llapi e ka mbyllur edicionin vjeshtor në pozitën e 7-të me 24 pikë të tubuara./Gazeta Olle

Fotografia e FC Prishtina