Llapi kthehet nga Turqi, këto janë dy formacionet e Batatinës

Si asnjëherë më parë, Llapi këtë edicion ka bërë super-skuadër me dy formacione që konkurrojnë njëra me tjetrën.

Objektivat që ka ekipi llapjan kanë bërë që Tahir Batatina të ketë zgjedhje të mjaftueshme veçmas për pjesën e dytë të kampionatit që është edhe vendimtare, shkruan Gazetasheshi.com.

Nga dy futbollistë në secilën pozitë është bilanci i lojtarëve që ka Llapi në dispozicion.

Gjithsesi, një skuadër që pretendon trofe duhet të ketë edhe bankë të fortë dhe kësisoj ka vepruar edhe Llapi që synon titullin, por edhe Kupën.

Formacioni 1

Ademi
Emini – Jashari – Sinani – Blakçori
K. Shabani – Namani
Zhdrella
Bërbatovci – Daku – Emini

Formacioni 2

Beqiri
Musliu – Kadriu – Turahni – Gjata
E. Shabani – Zeqiri
Begolli – Alidema – Merlaku
Hyseni

(sqarim: Këta janë 22 futbollistët e Llapit, teksa formacionet mund të ndryshojnë)

Fotografia e K.F. Llapi