Llapi konfirmon renovimin, por a e dini sa do të zgjatë ai?

Gjatë ditës së sotme ka filluar rrënimi i tribunave të vjetra në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Pas shumë pritjeve, tanimë stadiumi “Zahir Pajaziti” do bëhet me tribuna të reja, pas investimit nga Ministria e Sportit, Federata e Futbollit të Kosovës dhe Komuna e Podujevës, njofton klubi i Llapit.

Punimet pritet të zgjasin përafërsisht një vit, nëse nuk ndodh zhagitja e punimeve, atëherë tifozët ‘Legjendat’ dhe shikuesit e Llapit, do kenë mundësinë ta ndjekin skuadrën e Llapit, nga tribunat e reja, me standard europian.

Një vend komod dhe i përshtatshëm pas renovimit të tribunave, pritet ta kenë edhe gazetarët dhe kameramanët sportiv.