Llapi komunikatë zyrtare për dy gjyqtarët që dje ishin në ndeshjen me Ferizajn

Klubi i Llapit nuk është ndarë aspak i kënaqur me gjykimin në përballje me Ferizajn.

Përmes kryetarit të klubit, Nexhat Dumnica, Llapi ka dërguar një komunikatë për media.

Më poshtë munda ta lexoni të plotë. /olle/

KOMUNIKATË

F.C. “LLAPI” është institucion kredibil në Kosovë, LLAPI nuk ka kohë të merret me thashetheme kështu e ashtu, në lidhje me ndeshjen e shumë përfolur LLAPI – FERIZAJ në rrjete sociale dhe portale. Ne si klub kemi marrë të gjitha masat adekuate për organizimin e ndeshjes. Me që jemi instuticionalista, ne ju besojmë institucioneve të Republikes së Kosoves, në këtë rastë FFK-s, rreth personave zyrtarë të deleguar në ndeshjen LLAPI – FERIZAJ, konkretisht të dy gjyqtarët Mervan Bejtullahu dhe Selami Haziri, të cilët me 3 vendime të tyre ndikuan në rezultat direkt dhe krijuan huti tek të gjithë të pranishmit në stadium(amo Sui Genneris).

Edhe në sporte individuale i kanë ngjyrat e ndryshme të fanelave sa për ilustrim në mundje, boks etj, ku çuditërisht gjyqtari pranoi që ndeshja të zhvillohet me fanela me ngjyra pothuajse të njëjta. Por edhe tek mjetet e informimit sepse gjatë ndeshjes kishte situata kur nuk u dallua cila është skuadra jonë e cila skuadra musafire ndërsa dy situatat më të rëndësishme ndodhën në pjesën e parë ku gjyqtari kryesor nuk akordoj dy penallti te pastra si loti me ç’rast ne u dëmtuam direkt në rezultat ku njëra ishte shtyrje dhe kapje me dorë e futbollistit tonë ndërsa tjetra luajtje me dorë qëllimisht brenda 16-shit.

Shpresoj që Federata do ti ndërrmarrë të gjitha masat e duhura ligjore ndaji këtyre dy personave te përmendur, kalibri i këtyre nuk i bënë nder askujt as FFK-s e as Ferizajt që nuk i duhet ajo pikë e dhuruar nga ata persona, e keqja e kësaj ishte që ne si klub kishim musafirë nga dy klube të njohura nga Kroacia të cilët më duhet të ju them se u ndanë të pa knaqur dhe te habitur me atë çfarë shikuan dje në stadium rreth fanelave dhe referimit dhe bisedës sipër me miqtë ju treguam: “Pasqyra e quajtur Mervan Bejtullahu dhe Selami Haziri nuk është pasqyra reale e gjyqtarëve kosovar, prandaj këta dy individë duhet larguar nga grupi shumë kualitativ dhe të rinj të gjyqtarëve të kalibrit të Genc Nuzës, Besfort Kosumit, Burim Jahmuratajt, Bajram Gashit, Fatlum Berishës, Lumturie Muhadrit, Fatmir Sekiraqës, Kreshnik Vulës, Benon Kepuskës e shumë të tjerëve”.

Sinqerisht
Kryetari i klubit FC Llapi, Nexhat Dumnica.

llapi 12