Llapi – KEKu , Drita – Vitia: Ja si përfunduan miqësoret e sotme

Llapi e Drita kanë zhvilluar sot ndeshje miqësore.

Në mungesë të Superligë, Llapi luajti sot ndaj KEK-ut, shkruan Gazeta Olle.

“Legjendat” këtë takim miqësore e fituan me rezultatin 2-0.

Golat për ta i shënuan, Ramadani e Memaj.

Kurse miqësore ndaj një skuadre të Ligës së Parë, ka luajtur edhe Drita.

“Intelektualët” luajtën ndaj Vitisë të cilën e mposhtën me rezultatin 3-1.

Në këtë takim golat për Dritën i shënuan Gilberto, Emini e Limani.

Kurse për Vitinë, Yll Prokopuca./GazetaOlle