Llapi i super përforcuar luajti me Lirinë, rezultati mund t’iu habisë

Liria dhe Llapi zhvilluan miqësore në Banjë në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri.

Fitorja u takoi prizrenasve me rezultat minimal 2-1.

Golat për Lirinë i shënuan Robert Gjeraj dhe Françesko Lamaj, ndërsa golin e vetëm për Llapin e shënoi Alban Rexhepi.

38783111_10156503613717243_7696203072237731840_o

Gjatë kësaj ndeshjeje, kryetrajneri Bylbyl Sokoli testoi të gjithë futbollistët përveç Fatbardh Latifit(i lënduar) dhe Valmir Veliut.

Edhe Liria i ka provuar të gjithë lojtarët në këtë takim.

38758306_10156503613407243_546020506600472576_o

Llapi është skuadra me investimet më të mëdha në këtë afat kalimtar pasi ka arritur marrëveshje me shumë lojtarë cilësor.

Të dy klubet janë duke e kryer fazën përgatitore në Banjë. /Gazeta Olle/