Llapi – Feronikeli, u raportua se do të ishin 6 referë, ja arsyeja pse nuk ndodhi

Sot është zhvilluar ndeshja derbi e javës mes Llapit dhe Feronikelit.

Pak orë para fillimit të ndeshjes, ishte bërë e ditur se kjo ndeshje do të referohej nga 6 referë, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

GazetaOlle mëson se një gjë e tillë nuk ndodhi për arsyeje se klubet kanë refuzuar.

Sipas burimeve të Gazetës, Federata kishte deleguar dhe referët ishin të gatshëm, mirëpo pak minuta para fillimit të ndeshjes, klubet kishin refuzuar për një gjë të tille, pasi ata kishin marrëveshje vetëm për 4 referë.

Vlen të theksohet se ndeshja përfundoi me fitoren e skuadrës mysafire me rezultat 1 me 3./GazetaOlle/