Llapi – Feronikeli, ndeshje me 6 referë

Sot do të zhvillohet ndeshja derbi e kësaj jave, mes Llapit dhe Feronikelit.

Feronikeli është duke luftuar për titullin e kampionit ndërsa Llapi pas humbjes që ka pësuar javën e kaluar ka zbehur gjasat për një gjë të tillë.

Pak orë para fillimit të ndeshjes, GazetaOlle mëson se kjo ndeshje do të referohet me gjashtë referë.

Referi kryesor do te jetë Tefik Maloku, i asistuar nga Granit Hyseni dhe Bekim Rama, ndërsa Gazeta mëson se referat ndihmës do të jenë Gramos Shala dhe Vigan Iberdemaj.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 16:00 në stadiumin Zahir Pajaziti./GazetaOlle/