Llapi e Trepça ’89 fitojnë lehtë, Starova shijon fitoren e parë

Janë mbyllur tri ndeshjet e ditës në Vala Superligë.

Trepça ’89 ka shkatërruar Vllazninë e Pozheranit, duke e mundur 6:1 në Mitrovicë, përcjellë Gazeta Olle.

Golat për 89-shin i shënuan Ylber Maloku (2), El Kayed, Oto John, Arb Manaj dhe Elbasan Thaqi (autogol), derisa për Vllazninë shënoi Almedin Murati.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Llapi mposhti Besën 4:3 në Pejë.

Dy gola i shënoi Mirlind Daku dhe dy Gentrit Begolli, derisa për Besën shënuan Florent Qorraj dhe Fetim Kasapi, dy herë në minutat e fundit.

Në Prishtinë, Feronikeli deklasoi Flamurtarin 3:0. /Gazeta Olle/