Llapi e nis me fitore, mposht rusët e Dinamos

Kampioni vjeshtor i Vala Superligës, Llapi ka arritur ta fitojë miqësoren e parë të zhvilluar në Turqi në kuadër të përgatitjeve.

Skuadra e Tahir Batatinës ka mundur skuadrën ruse, Dinamo St. Petersburg me rezultat minimal, 1:0.

Golin e vetëm në këtë duel e realizoi top-shënuesi, Mirlind Daku në pjesën e dytë.

llapi 1

Llapi përveç fitores, tregoi edhe lojë të mirë dhe kishte posedimin e topit.

Ndryshe, Tahir Batatina startoi me këtë përbërje: Ademi, Blakçori, Emini, Jashari, Turhani, Zeqiri, Namani, Zhdrella, Emini, Begolli, Bërbatovci.

Llapi ka edhe disa miqësore të tjera të aranzhuara në tokën turke. /Gazeta Olle/

llapi 2

llapi 3