Llapi – Drenasi, ndeshja mbyllet me pesë gola të shënuar

Pas zhgënjimit ndaj Malishevës, ku pësuan humbje me rezultatin 3-0, skuadra e Llapit i është rikthyer fitores në ndeshje miqësore.

Sot të drejtuarit e Tahir Batatinës, kanë mposhtur me rezultatin 3:2 ekipin e Ligës së Parë, Drenasin, shkruan Gazeta Olle.

Valmir Veliu shkëlqeu në këtë takim duke shënuar dy gola në pjesën e parë.

Kurse, një gol tjetër e shënoi edhe mesfushori ofanziv, Mërgim Pefqelil.

Ekspedita e KF Llapit, nesër në mëngjes zhvillon seancë stërvitore në Shqipëri, kurse në mesditë niset për Kosovë.