Llapashtica komenton humbjen ndaj Prishtinës, pret ardhjen…

Prishtina ishte sot një nga dy ekipet e para që sigurojë gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, pasi së bashku me Drenicën eliminuan Vushtrrinë dhe Gjilanin.

Në ‘Fadil Vokrri’, sot, Prishtina shënoi fitore me rezultatin e lartë 4:1 ndaj Vushtrrisë, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica tha se ekipi i tij përbëhet nga lojtarë të rinj të cilët bën edhe gabime elementare.

“Të gjithë futbollistët vijnë nga akademia e klubit dhe ne duhet të punojmë shumë me ta. Bëmë disa gabime elementare, të cilat nuk duhej bërë, por është e kuptueshme dhe këta djem të ri duhet të përmisohen edhe më shumë.

Kemi luajtur përballë një skuadre siç është Prishtina me shumë kualiteti dhe marrë në tërësi ky ishte maksimumi ynë nga kjo ndeshje

Presim që gjatë ditëve në vijim të na bashkohen edhe shtatë futbollistë të huaj, pasi që kemi bërë kërkesë në afatin kalimtar”, tha Llapashtica për SSK.